QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI” BORÅS

Adresa: Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” Borås

C/O, Studiefrämjandet, Yxhammarsgatan 8-10,

503 31 Borås-Suedi

Numro organizativ. 8024361639

Plus xhiro: 307106-5

Historiku i qendrës kulturore shqiptare “Migjeni” Borås

Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” në Borås, u themelua më 10 mars 2007, me inisiativë dhe kërkesë të vetë bashkatdhetarëve. Qëllim primar ishte ruajtja e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar të bashkatdhetarëve tanë me banim në Borås me rethinë. Që nga fillimi i punës, Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” kishte vep­rimtari kulturore, informative, sportive dhe humanitare. Nga themelimi e deri më sot në organizim të QKSh ”Migjeni” u bë shënimi dhe manifestimi i të gjitha datave historike, u organizuan mbrëmje sho­qërore.

Duhet theksuar se në tërë këtë veprimtari rol të veçantë pati grupi themelues i cili ishte edhe bartës krye­sor i jetës kulturore. Këtu duhet theksuar edhe aktivitetin dhe kontributin e madh të nxënësve shqiptarë. Detyrë primare për fillim, Shoqata kishte tubimin e bashkatdhetarëve, kontaktet me ta, shqyrtimin e mundësive për një organizim më të mirë, shtimin e bashkëpunimit me shoqatat tjera shqiptare si në Suedi, ashtu edhe jashtë saj. Por, mbi të gjitha, detyrë e të gjitha detyrave, para Shoqatës u shtrua çështja e ruajtjes se gjuhës, kulturës, traditëss dhe identitetit kombëtar te shqiptarët me banim në Borås, e sidomos kjo çështje madhore, kishte të bënte me gjeneratat e reja dhe fëmijët që kishin lindur në Suedi.

Për, këtë qëllim Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” prej themelimit e deri më sot ka organizuar takime të shumta kulturore, manifestime të ndryshme, në përkujtim të ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë të begatshme si p.sh. për Ditën e flamurit, përkatësisht 28 Nëntorin (Ditën e pavarësisë së Shqipërisë), Shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe manifestime të tjera kultu­rore.

bs.

Bahtir latifi e Sokol Demaku

Fillimi ishte i vështirë, por me entuziazmin dhe angazhimin të pashoq të aktivistëve të QKSh u arrit një kontinuitet i jetës kulturore dhe shoqërore të shqiptarëve në Borås me rrethinë.

 

Aalbansk kulturcenter “Migjeni” Borås
Albansk kulturcenter “Migjeni” i Borås grundades den 10 mars 2007 med initiativet och begäran av albanska landsmän. Syftet med detta var att bevara språket, kulturen och den nationella identiteten hos våra landsmän som bor i Borås med omnöjden. Sedan i början av arbetet, den Albanska Kulturcenter “Migjeni” hade att göra med  kultur, information, sport och humanitär arbettet. Från starten fram till idag, som anordnades av AKC “Migjeni” blev märkning och firandet av alla historiska datum organiserades olika manifestation.
Det bör noteras att all denna verksamhet var en del av en särskild grupp som också var grundaren och bärare av kulturlivet. Vi bör nämna aktivitet och stora bidrag som AKC fick från albanska elever och ungdomar. Den primära uppgiften föreningen hade i början, att samla landsmän, skaffa kontakter med dem, för att undersöka möjligheterna för en bättre organisation, öka samarbetet med andra albanska föreningar i Sverige, men även utomlands. Men framför allt, en plikt för alla uppgifter innan föreningen var behovet av att bevara språket, kulturen, sedvänja och nationella identitet hos albaner som bor i Borås, särskilt dem viktiga frågor hade att göra med de yngre generationer och barn som är födda i Sverige.
För detta ändamål Albansk Kulturcenter “Migjeni” från början till nu har organiserat många kulturella möten, olika evenemang till minne av de viktigaste händelserna i vår historia sådan salighet Albanska dag flaggan, den 28 november (Albanien självständighetsdag), utropandet av Kosovos självständighet och andra kulturella manifestationer.

bs1

Styrelsen till AKC Migjeni i Borås

Början var svår, men med entusiasm och engagemang av  AKC Migjeni aktivister oöverträffad nått en kontinuitet av kulturella och sociala livet för albaner i Borås med omgivningar.

Revista “Dituria” dhe radio lokale “Radiot Dituria”

Në prill të vitit 2007 respektivisht me 10 prill doli edhe numri i parë i revistës ”Dituria”, organ i Qendrës kulturore shqiptare ”Migjeni”, në Borås, e cila do të dalë një herë në muaj në gjuhën shqipe e me dy ose katër faqe në gjuhën suedeze.

Revista ”Dituria” është një revistë për fëmijë, të rinj dhe prindër shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë ne Suedi. Revista ”Dituria” del në çdo të 15-tin e muajit me një tirazh 250 ekzemplarë dhe me 20 faqe. Temat të cilat trajtohen në revistë janë nga jeta e fëmijëve, të rinjve, shkollës, familjes, prindërve, bashkëkombësve që jetojnë në mërgim si dhe tema nga vendlindja dhe trojet shqiptare.

Revista ka krijuar një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh në Suedi, Kosovë e Shqipëri, e po ashtu edhe në mesin e mërgimtarëve shqiptarë në vende të ndryshme të botës. Revista shpërndahet te bashkekombësit gratis në qytetin e Boråsit me rrethinë, por edhe në internet. Gjithashtu dërgohet një numër i caktuar egzemplarësh edhe ne Kosovë, Shqipëri, Finlandë, Zvicër, Gjermani, Angli, SHBA, Rumani dhe vende tjera ku ka shoqata të shqipëtareve e me të cilat QKSh ka një bashkëpunim të frytshëm. Ne i falënderojmë të gjithë ata poetë, shkrimtarë, gazetarë të cilët na ndihmuan me punimet e tyre në begatimin e revistës sonë.

revista

Disa nga numrat e revistës “Dituria”

Këshilli Komunal i kulturës së qytetit të Boråsit redaksisë së revistës i erdhi në ndihmë me mjete materiale jo të shumta, por të cilat ishin më se të nevojshme në këtë kohë për redaksinë e revistës. Pra redaksia e revistës mori ndihmën e parë materiale.

Me fillimin e punës së QKSh “Migjeni” në Borås, fusha e informimit fitoi edhe një formë tjetër të mirë informimi dhe takimi të bashkatdhetarëve. Ata tani e në vazhdim kishin mundësi takimi, shoqërimi, bisede e shkëmbime të mendimeve dhe të përvojave për jetën, punën dhe aktivitetin.

revista 1

Nga nje manifestim me bashkekomas nga Kosova

Në vitin 2007 në kuadër të lëmisë së informimit QKSh “Migjeni” nxori shtatë numra të revistës “Dituria”. Në fillim të vitit 2008, revistës “Dituria”, Këshilli Kombëtar i Kulturës i Suedise i ndau një ndihmë materiale për realizimin e qëllimit fisnik të saj. Kështu u krijuan kushtet që redaksia të pajiset me mjete të nevojshme për punë më të suksesshme. Edhe Këshilli Komunal i Kulturës së qytetit të Boråsit i doli në ndihme QKSh dhe vetë redaksisë së revistës “Dituria”, por ndihmën më të madhe në botimin e revistës QKSh dhe vetë redaksia e revistës e mori nga Studiefrämjande, dega në Borås.

Botimi i revistës tani ishte më i lehtë në vazhdim të vitit 2008, ku me mjaft sukses filloi botimi i saj dhe deri në qershor te këtij viti janë botuar gjashtë numra të revistës, gjë botimi vazhdoi në shtator e deri në dhjetor dolën katër numra tjerë, ku brenda vitit u botuan gjithsej dhjetë numra. Këtë vit u planifikua që edhe viteve tjera, që revista të dalë me dhjetë numra në vit. Është e rrugës të përmendet se gjithë kësaj për një aktivitet të tillë i parapriu një vizitë e një delegacioni mësusish nga shkolla fillore “Demokracia” e qytettit të Durrësit në Fjärdin­skolan të Boråsit në shkurt të vitit 2007.

radio

Sokol Demaku, Bahtir Latifi dhe hakif Jasahri ne studio te Raio Diturisë

Në “Fjärdingskolan” ishte hartuar një projekt bashkëpunimi mes këtyre dy shkollave e i cili projekt ka filluar me sukses realizimin e tij me ndihmën e shtetit suedez. Këtë vit qeveria suedeze kishte siguruar mjete materiale në nje shumë prej 28 000 koronash suedeze për realizimin e vizitës së pedagogëve shqiptarë në qyetin e Boråsit. Kjo vizitë u realizua me sukses javën e 4 të shkurtit 2007 nga data 4 deri më 9 të këtij muaji. Këshilli Kombëtar Suedez i Kulturës në Stockholm i kishte ndarë kësaj redaksie një ndihmë simbolike materiale për botimin e revistës dhe përmirësimin e kushteve të punës së redaksisë. Tani redaksia pajiset me mjete bashkëkohore, kompjuterë e gjera tjera të nevojshme. Në po këtë muaj të këtij viti, redaksia e revistës ”Dituria” merr edhe një hap guximplotë dhe mjaft të rëndëshishëm për gjuhën dhe kulturën shqipe. Ajo vendos që të fillojë me emetimin e një programi shqip në radion lokale në Borås. Pasi i bëhet kërkesa Entit për radio të Suedisë, këta marrin përgjegje pozitive e tani pritej vetëm momenti për fillimin e një radio programi në shqip.

Redaksia e revistës ”Dituria” në bashkëpunim me QKSh ”Migjeni” në Borås në kuadër të shpalljes së pavarësise së shtetit të Kosovës më 17 shkurt 2008 organizoi një manifestim në qytetin e Boråsit nga ora 17.00 me një parakalim nëpër qytet me vetura dhe flamuj kombëtarë shqiptarë e një mbrëmje gazmore për shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në Borås.

Mbrëmja u organizua dhe u mbajt në qendër të qytetit, ku merrnin pjesë mbi 800 shqiptarë. Kjo ishte një kënqësi e madhe për bashkëkom­bësit tanë, ku ata i uruan njeritjetrit pavarësinë e shtetit të Kosovës. Në fytyrat e bashkëkombësve tanë shihej gëzimi, hareja, entuziazmi për shtetin e ri, për shtetin dhe pavarësinë e shumëpritur të Kosovës. Për nderë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe në kuadër të manifestimit të kësaj kremteje të madhe për popullin e Ko­sovës, më 27 shkurt 2008 filloi nga puna Radioja lokale Radio Dituira në gjuhën shqipe, në qytetin e Boråsit. Ja, pra, edhe një zë i embël në shqip mbi qiellin e Boråsit! Programin e vet kjo radio lokale e emeton çdo të mërkurë nga ora 18.00 deri në ora 19.00 e kjo do jetë një ndihmë e madhe për QKSh ”Migjeni”.

Në valët e Radio Diturisë mund të urohet dhe përshëndetet, të dëgjohet muzikë në shqip e me mjaft rëndësi janë programet për fëmijë të cilat programe i përgatisin dhe udheheqin vetë fëmijët shqiptarë. Nga shtatori 2008 u shtrua kërkesa e që kjo radio të dëgjohet në tër regjionin e Västragötaland d.m.th. kjo do të dëgjohet edhe në qyetet Göteborg, Udevalla, Trollhättan, Skövde, Jönkö-ping, Värnamo e jo vetëm në Borås me rrethinë siç ishte më parë (në Tranemo, Ulricehamn, Vargårda, Alingsås, Kinna), gjë që u mundësua me një dhënës më të fortë të valeve të Radio Diturisë njëhheit radio dituria mudn te percillet edhe ne internet në këte lidhje http://dituria.se/?page_id=10.

dituria

Radio Dituria

Våra program är ett nätverk till stöd för albanska kulturcentret ”Migjeni” i Borås. Vi är en ideell kulturförening för albaner i Borås med omnejd.

Radio Dituria är den albanska närradion. Ordet Dituria betyder “kunskap”. Radio Dituria är således “kunskapsradion”.

Vi sänder en hel timma varje vecka, onsdagar från klockan 18 till 19. Våglängden är 92,5 MHz. Inställningen hittar du mitt emellan Sveriges Radios P1 och P2.

Radio Diturias syfte är att föra albansktalande invandrare och flyktingar närmare varandra. Vi presenterar vår egna albanska kultur, skildrar albanska traditioner och hjälper till att värna språket från hemlandet.

radi

Radio Dituria har även målet att hjälpa barnen med sin språkliga identitet. Deras inslag kommer först i sändningarna. Vi anpassar programmen till de ungas ålder och levnadsförhållanden. Radio Dituria vill att närradion ska vara en spontan anknytning i barnens värld mellan hemlandet och Sverige.

Radio Dituria uppmärksammar även albanska föräldrars vardag och helg i det svenska samhället. Närradion ger råd och hjälp i fostran av barn och ungdom, som ju lever i helt svensk miljö, särskilt i skolan.

Radio Dituria har lyssnare över generationsgränserna, lyssnare med utflugna barn samt äldre. Vi belyser de bästa framstegen inom albansk kultur. Så kan vi vidmakthålla levande albansk identitet i tiden.

Den albanska befolkningen i Sverige har fått en positiv framtoning, vilket har blivit ett erkänt förhållande. När språkförbistring får bli språkförståelse har vi mycket gott och spännande att dela med varandra. Inte minst kring kultur och folktraditioner.

Har du något intressant att berätta? Programidéer eller synpunkter på Radio Dituria?

Eller skriv till radiodituria@live.se

Närradio är närhet och kontakt.

Välkommen att lyssna till Radio Dituria, onsdagar kl. 18,00 – 19.00