Kulturë

Shoqata Tomorri dhe ‘’Dielli i Tomorrit’’ në Durrës

xhevahir

Dake Tusha @ Xhevahir Cirongu

Prej shumë vitesh në Durrës është formuar shoqata kulturore atdhetare “Tomorri’. Si degë e shoqatës Kombëtare “Tomorri” me qëndër në Tiranë. Që nga emri që ka kjo shoqatë, rreth vetes ka grumbulluar tashmë me qindra e mijëra antarë e simpatizanë; sepse ka emrin e saj simbol të malit të shenjtë Tomorrin. Ata janë me shtrirje gjeografike nga e gjithë Shqipëria e më tej.

Edhe shoqata “Tomorri” në Durrës është shumë aktive, rreth vetes gjen antarë e simpatizanë nga gjithë rrethet e shqipërisë. Kjo kandikuar që pjesmarrja në aktivitetet e organizuara nga kjo shoqatë,  të janë aktivë e në numër i mjaftueshëm që gjallërojnë herë pas here jetën kulturore të qytetit bregdetar të qytetit të Durrësit. Jehona e aktiviteteve që organizon kjo shoqatë, një rol kryesor luan kryesia e kësaj shoqate e drejtuar me aftësi e inteligjencë nga kryetari saj e i palodhuri Hajri Nuhu, që me aktivitetin e tij ka siguruar respektin e plotë të shoqatës.

Jeta e veprimtaria e shoqatës Tomorri pasqyrohet edhe nëpërmjet gazetës së saj; që jo rastësisht ka marrë emrin “Dielli i Tomorrit”. Kjo gazetë ka një staf drejtues me nivel të lartë, me njerës të dëgjuar e me emër në reng kombëtare e ndërkombëtare;poetë, artistë, gazetarӕ, historianë, shkrimtarë, juristë e studiues. Gjithashtu edhe një kryeredaktor të përkushtuar e me eksperiencë të gjatë, që di të trajtojë e botojë materiale me vlerë që ndihmojnë ngritjen e nivelit të shoqatës dhe që kanë bërë këtë gazetë të kërkuar e të lexuar në gjithë vendin, por edhe jashtë kufive shtetror; në Kosovë, Maqedoni, etj.

Në qytetin e Durrësit gazeta “Dielli i Tomorrit” shpërndahej direkt nga kryesia e shoqatës.Duke patur një ngarkesë në punën e saj, u pa e nevojshme që të gjendej një rrugë tjetër në shpërndarjen e gazetës në qytetin e durrësit.Kjo e parë nga një grup antarësh të shoqatës,evintetuan rolin aktive që kishte gazeta te lexuesit e saj, si rrjedhojë duhesh edhe një organizim sa më efektiv në shpërndarjen e gazetës “Dielli i Tomorrit” që ajo të shkonte tek çdo lexues i kërkuar e i lexuar prej tij.Kështu, rreth një tavoline bisduam gjatë rreth tre veta, që gazeta brenda ditës të shkonte te lexuesi në çdo skaj e lagje të qytetit. Kjo për efekt edhe në ndihmë të kryesisë së shoqatës.Si rrjedhojë e këtij takimi dhe në bashkëpunim me kryesinë e shoqatës , zgjodhëm rrugën më të mirë dhe efikase që të shpërndanim gazetën në gjithë lagjet e qytetit bregdetar të durrësit.Me të marrë njoftimin e mbrijes së gazetës, bëjmë planshpërndarjen edhe sipas kërkesave të lexuesve për çdo lagje. Njoftohet kryetari i shoqatës, dhe fillon shpërndarje e gazetës.Kjo formë organizimi ka dhënë efektet e saj dhe është mirëpritur nga lexuesi i gazetës.Durrësi është qytet i madh, e në shpërndarjen e gazetës shfrytëzuamë zonat ku banojnë antarët e simpatizanët e shoqatës, por edhe për të tërhequr të tjerë antarë rreth kësaj shoqate duke e dërguar gazetën te lexuesi i mirëfilltë e që e do gazetën “Dielli i Tomorrit’’. Dy anëtarët e grupit të shpërndarjes janë pensionist;Bardhi Xhamallati e Dake Tusha. Kurse tjetri është më i ri në moshë, dhe shumë i përkushtuar ndaj shtypit, sidomos ndaj gazetës “Dielli i Tomorrit’’. Ai shquhet në veprimtarinë shoqërore e kulturore, si gazetar, krijues e botues i shumë librave, Xhevahir Cirongu i cili ka shumë vite që banon në këtë qytet. Për këtë ai mori zonat më të vështira në shpërndarjen e gazetës për te lexuesi, në zonën e Shkozetit e të Plazhit. Por edhe në fshatin Rrashbull e Arapaj të  cilat janë afër me lagjet e qytetit të Durrësit.

Kurse Bardhi Xhamallati mori zonën e Spitalit e Porto Romane. Ndërsa Dake Tusha Lagjet ‘’17”, ‘’Skënderbej”, dhe qendrën e qytetit. Duke patur edhe mbështetjen e aktivistëve e të lexuesve, u krijuan disa pika kyçe nga ku mundet të jenë pika shpërndarje të gazetave. Me punë konkrete dhe aktive u arrit që të gjendeshin pika nervagjike, nga ku  aty lexuesi të merrte gazetën e kërkuar “Dierlli i Tomorrit’’. Kështu Bardhi Xhamallati mundësoi pikat e shpërndarjes te lokali i Land Sevdari, Studio Musai, në Spitallë te mësuesi pensionist e veprimtarii palodhur i shoqatës, Ismai Shiroku, ku te lokali aty afër rrugës kryesore merret gazeta e kërkuar prej lexuesve. Në Zonën e Plazhit te studio e piktori Nuri Jaupaj. Dallohen në shpërndarjen e gazetës Gëzim Aliaj, Veri Shabani, Abedin Hysko, Asllan Ibro, Lefter Muçollari, Zaim Dragij etj. Dake Tusha shpërndan gazetën edhe pranë instuticioneve shtetrore të qytetit Durrës, si në Prefekturë e Bashki , por edhe në Biblotekën e Publike të qytetit. Njëkohësisht gazeta “Dielli i Tomorrit” shkon edhe te disa shoqata të këtij qyteti.Me organizimin e ri kjo gazetë shpërndahet edhe në qytete Prishtinë e Vushtrri në Kosovë, e cila bëhet hyrje në fondin e bibliotekave përkatëse te këto dy qytete. Nga stafet e bibliotekave të Durrësit e të Kosovës kemi marrë falnderimet e tyre përkatëse. Falnderimet s’mungojnë për gazetën e stafin e saj nga shumë lexues si: Njazi Braçe, Bashkim Halili, Kudret Kapllani,Idari Cerkanji,Hekuran Borri,Met Gjergji, Agim Bajrami, Skënder Kapiti, Kadri Berberi, Bardha Lile, Bedri Tahiri, Adem Zaplluzha, Flamur Çela, Kujtim Kajo, Kujtim Hasani, Ilir Shani,Bashkim Habibi etj.

  Ç’thon lexuesi e kësaj gazeta?

Lutfi Njazi Shehu: “Lexoj rregullisht gazetën Dielli i tomorrit, sepse ajo ka një nivel të lartë e me cilësi shkrimet që boton në faqet e saj.Aty gjen shkrime të brezave të ndryshme e me autorë të spikatur cilësor, si poetë, historianë, arkeologë, shkrimtarë, e në gjithë fushat e shkencave; jo vetëm në skrapar por nga gjithë vendi ynë!’’.

Teki Lumi: N/ kryetar i veteranëve të LANÇ të durrësit me orgjinë nga Devolli: “ Kjo gazetë më pëlqen se boton shkrime me nivel e kulturë të gjerë ku çdo lexues e gjen veten aty!”.

Tomorr Çaushi nga Tepelena: “ Kjo gazetë shkruan për jetën e djeshme dhe të sotmen, lexon e mëson nga informacionet që transmenton te lexuesi i vjetër apo i ri në moshë.Aty dëgjohet zëri i Atdheut tonë!”.

E pra, mund të themi pa frikë, se tashmë gazeta “Dielli i Tomorrit’’ po djellëron në misionin e saj fisnik për njerëzit e lexuesit e saj, por edhe për gjithë shqiptarët kudondodhur nëpër shqipëri e botë.

                      ***

 

        Durrës, shtator 2016.