Rovena Shuteriqi

Botë boshe

Botë boshe, e mbushur dhe e ngarkuar, me errësirë!
Botë boshe, që ulëret nga çdo skaj, për të gjetur qetësi!
Botë e heshtur, që përpëlitet e zvarritet drejt shpëtimit!
Botë e heshtur dhe rebele, që me kryeneçësi, kërkon shtegun e dritës!
Botë e prangosur që çlirim kërkon!
Botë e mistershme, që jetë realiteti, gërmon!
Botë errësire, që mohimit nuk i shpëton!
Botë e frikshme, që botës sime të bukur, i frigon!