Rovena Shuteriqi

Zjarr dashurie

I vumë zjarrin, e dogjëm fare
unë, shkëndijë, ti prrush vatre

Zjarr që shtohet, nuk shuhet fare
as nga erërat, jo as nga tufanet

Nga ky zjarr, s`do ketë as hi
nga ky zjarr do ketë veç dashuri