Rovena Shuteriqi

Prisja pulëbardhat

Prisja pulëbardhat,
të më vinin në dritare!
Kështu më kishe thënë ti,
pa hile,fare!
Por vendi e tyre,
e zunë fluturat, krahëlehta!
Më thonin që ti,
më mendon ngahera!
Kështu, nga fluturimi i tyre,
përhumbem në ëndërrime,
ëndërroj për të dy,
si do tretemi,në përqafime!
Ti dhe unë,
do kalojmë çdo pengesë,
të përjetojmë sa më mirë,
dashurinë me finesë!