MIK ME MIRËSINË*

Këngë për mësuesin dhe folkloristin Llambro HYSI

Nga Albert HABAZAJ

Kur Shkollë qe Brati,
Vin’ nga Kallarati,

Mësuesi ynë –
Mik me mirësinë. (Ref.)

Me yje, me hënë,
Për dije, për këngë,

Zhegu, as furtuna,
S’e ktheu nga udha.

Zoti për kuvënde,
Me zemër e mëndje.

Nga rrënja, themeli,
Lulelabe çeli…

Kock’ e bardhë guri,
N’Argjiro na shpuri.

Me Kujtim Dragoin,
Kujtim Mic fajkoin.

Llambro Hys i këngës,
Behari i Nënës.

Labëria sot,
E qeshur i thotë:

“Mirënjohje, djalë,
Të kam për në ballë”!

*) Kënduar nga grupi i vajzave të Tërbaçit “10 Shqiponjat e Tërbaçit” në veprimtarinë e vlerësimit të Mësuesit dhe studiuesit Llambro Hysi me çertifikatën “Mirënjohje e Labërisë”

Vlorë, 30.07. 2017