Hapet konkursi letrar “Frymoj në letër”
Nga: Izaora Çollaku

“Frymoj në letër” është aktiviteti i radhës i cili do të organizohet nga Ideartë! (www.unejamidearte.com) Një konkurs letrar, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë personat që kanë dhunti të shkruarin, pa limit moshe, me synimin e vetëm të promovuarit e talenteve në fushën letrare.
Në këtë garë të artit të fjalës, mund të aplikojë çdo shqiptarë që ka pasion, thjeshtë, duke dërguar në postën elektronike: shoqataidearte@gmail.com emrin, datëlindjen dhe qytetin ku jeton, bashkëngjitur punimit të tij. Konkursi është i hapur në tre kategori: ese, prozë, poezi, ku një person mund të konkuroj edhe në të trija hapësirat njëherësh.
Faza e parë, ajo e aplikimit, ka afat deri në datën 20 shtator. Pas kësaj date do të njoftohen të gjithë të përzgjedhurit për të qenë pjesënarrës në mbrëmjen poetike e cila do të zhvillohet në fund të muajit shtator në qytetin e Peqinit. Për aplikantët nga trojet, do të bëhet e mundur shpërndarja e certifikatave mirënjohëse me anë të Postës Shqiptare!