Njëpoet i lindur,fshehur mes brazdave tëvargjeve brilantë
( Shënime për krijimtarinë poetike të shkrimtarit Arif Hasko Gjongjini)


Nga SEJDO HARKA
Me Arif Hasko Gjongjininkemi vite që njihemi.Kisha dëgjuar se ishte një ushtarak i zoti dhe që kishte punuar në institucionet e larta të shtetit.Më von mësova se ai ishte vëllai i vogël i aktorit të madh Birçe Hasko dhe i shkrimtarit të mirënjohur Skënder Hasko.Por me një ndryshim.Arifi,krahas mbiemrit Hasko,mban dhe mbiemrin e vjetër”Gjongjini”,të trashëguar brezpasbrezi.Në takimet e shpeshta që bënim me tëpaharruarin Skënder Hasko, menjë grup shkrimtarësh,publicistësh dhe studjuesish,si: B.Xhama,M.Gecaj,V.Kona…,jo rrallëishte i pranishëm edhe Arifi.Më kishte bërë përshtypje fakti që nëbiseda të zakonshme ai përgjithësisht ishte i heshtur,ndërsa kur diskutonim për letërsi merrte pjesë natyrshëm me një lirshmëri qëdëshmonte kulturë letrare dhe artistike.Ende s’e kisha mësuar që edhe ai shkruante prozë e poezi.Por,para se të shpalosim diçka nga krjimtaria e tij letrare,do të ndalemi,me pak fjalë, për tëtreguar se kushështë Arif Hasko Gjingjoni.Ai u lind në Dukat të Vlorës,më 26 shkurt të vitit 1947,në një familje me tradita të lashta arsimdashëse dhe atdhetare.Pasfakultetit të shkencave për Biologji-kimi dhe ushtrimit për disa vjet të këtij profilimori edhe shkollim ushtarak.Mbas një koheprej rreth 25 vjetësh në Ministrinë e Brendshme,vitet e fundit punoi si mësues dhe drejtues në disa shkolla të Tiranës.Nga shkollimi dhe puna që ka kryer,duket qartëse me letërsinëArifinnuk e ka lidhur asgjë tjetër,veç gjenit të lindur e të trashëguar.Edhe pse ne takoheshim jo rrallë,për një kohë të gjatë, nuk e mora vesh që Arifi,jo vetëm që shkruante bukur,por dhe kishte botuar disa libra.Vetëm kur në një kafe mëngjesi,kur unë i dhurova librin tim të fundit,ai si i zënë në faj,të nesërmen më ftoi për kafe, por pa më treguar arsyen kryesore të kësaj ftese.Këtë herë miku im nëçantën e zakonshmembante6 librat e tij,të cilatfilloi t’i sëroste aty mbi tavolinën,ku kundërmontearoma e kafes.I befasuar dhe i mbrekulluar nga dhurata e papritur,duke e falënderuar,për të shuar kureshtjen,fillova të vështroj titujt dhe ballinat e tyre të bukura e të shumëllojshme.Dhe mendova:Paskemi dhe krijues të heshtur si Arifi,që shkruajnë e botojnë pa bërëzhurmë.Kur mbarova së lexuari poezitë e tij thashë me vete:”Zbulova një poet të lindur,fshehur mes brazdave të vargjeve të bukur”.Disa prej librave të tij në prozë,që, për stilin e papërsëritshëm dhe humorin e hollë,kanë tërhequr vëmendjen e lexuesve dhe studjuesve janë:Vëllimi me tregime”Shaka të Verdha” dhe romanet satirikë “Gjykimhanet” dhe”Buhar Balona i Babilonës”.Por në këto shënime të shkurtëra ne do të ndalemi në krijimtarinëe tij poetike, veçanërisht në poezitë e vëllimeve”Mos më zgjoni” dhe”Dykohësi”.Kur e lexova librin e tij të parëpoetik”Mos më zgjoni”,u befasova për gjuhën e bukur dhe tematikën e gjerë,për metrikën moderne dhe mesazhet e rrallë,për figuracionin brilant dhe frymëzimin spontan.Sapo e mbarova së lexuari këtë vëllim poetik,pyetja e parë që më lindi ishte:”Pse autori ta ketë titulluar kështu? Por përgjigjen e gjeta te parathënia,shkruar nga vëllai i autorit,i ndjeri Skënder Hasko me titull “Njoha poetin”,të cilën e lexova pas poezive. Aty kuptova domethënien e vërtetë tëtitullit kuptimplotë “Mos më zgjoni”. Ja ç’shkruan ai:”Talentin e tij të papërsëritshëm,vëllai ynë Arifi e ka mbajtur të fshehur deri në moshën 50 vjeç.Nuk e dija unë,por nuk e dinte askush veç atij.Poetin Arif Hasko Gjongjini e “takova” në muajin maj, të vitit 2000,kur ai vendosi të hapë kasafortën sekrete të krijimeve të tij,duke më lëshuar në tryezë një tufë me poezi të shkruara,duke më thënë:”Pa hidhu një sy e më thuaj ç’kam gatuar.Kur nisa t’u hidhja një sy,vazhdon Skënderi,u befasova.Hiqja dhe vija syzet,lexoja dhe rikthehesha,hutohesha dhe ngazëllehesha”.Të njejtën gjë bëra dhe unë sot,duke lexuar këto poezi,qësiç thotë dhe vetë Arifi,nuk donte t’i botonte.-Shkruaj për të kënaqur veten;nuk dua të lodh të tjerët me krijimet e mia. Këtë mendim ua shprehja të gjithë atyre,qëmënxitnin të zgjidhja poezitë më të mira e t’i botoja në një libër të veçantë.Por,me gjithë kundërshtimet e mia,vazhdon Arifi,fitoi këmbëngulja etim vëllai, Skënderit. Ai i përzgjodhi, i radaktoi dhe ndoqi gjithë procesin e botimit.Mua më lejoi të zgjidhja titullin“Mos më zgjoni”. Me këtëbotim,poeti i riArif Hasko Gjongjini,pati vrarë gjumin e heshtjes për të filluar një rrugë të gjatë dhe të bukur krijuese, e cila s’ka për të mbaruar kurrë.Libri i parëpërbëhet nga tre cikle të ndryshme poetike.Vendin kryesor e zëcikli”Zhgënjim dhe shpresë”.Për poetin,edhe shoqëria e sotme, njerëzit e saj,herë zhyten nëmjegullat e dendura tëzhgënjimit, herë lahen në ujin e kthjellët të shpresës.Zhgënjimi dhe shpresa, këto ndjesi të fuqishme antonimike,herëna kanë tkurrur dhe herë na kanë mrekulluar,por zhgënjimikurrë nuk na ka gjunjëzuar dhe shpresa asnjëherë s’na ka verbuar.Në qendër të këtij cikli poetikjanë tema e atdhedashurisë dhe vendlindjes,të cilat janë një magji,qësa më shumë i largohesh,aq mëshumë të tërheq pas vetes. Poeti,edhe pse ka vite qëështë larguar nga vendlindja e tij,mendjen e ka tek rrënojat e strehës së vjetër,ku ka lindur, dhe tek mali i Qores, në shpatullat e të cilit ka themelet fshati i tij.Ndaj për Qoren ai shkruan: ”Nga gjiri yt sa njerëz kanë marë dëborë/E dhimbjet në gjumë i vunë si me dorë”.Malli për vendlindjen e bën shpirtin e poetit rob të”strehëzës së vjetër”. Kjo e shtyn tëshkruajë: “me sytë ngulur te gurët e çarë… humbas në gjurmët e njeriut tim të parë…”Malli e sjell në vendlindje, por i duhet edhe të ikë. Drama e ndarjes gjen “zgjidhje” te vargjet: “Marr strehëzën në shpirt/dhe iki zëtharë…”Thonë se mallin për vendlindjen, nuk e tret as dheu.Prandaj Llogaranë e do si gjënë më të shtrenjtë,jo vetëm se etrit e ruajtën me grykën e pushkës,por edhe se ajo mban mbi shtatin e saj,ashpërsi të bukur dhe bukuri të brishtë,jetë dhe histori të gjallë.Për poetin Arif Hasko,Atdheu është:“Heshtje e ëmbël, edhëmbshur /gji i ngrohtë dhe përherë i hapur/,mallëngjim, përmbys i shëmbur, / urtësi e nëpërkëmbur,/ zemër e gjallë / së gjalli plasur“,që mban mbi shpinë,të urtë e të nëmur”.KurAtdheuështë në rrezik s’ka vend për plogështi e rehat, prandaj poeti shkruan: “Gjumë në sy s’mund të vihej,/ se atdheu kishte kishte plagë/Ujqit kullonin jargë,/poshtë dyshekutvdekjafshihej.”Poetin e dëshpëron edhe e sotmja e vendit të tij,sepse siç thotë vet metaforikisht,kudo ndjen të ndohtë dhe erën e neveritshme si e “qenit të ngordhur”.Prandaj atë shpesh e mundonmendimi:”Si harrova/E paskam jetuar këtë botë?!…”Është kjo arsyeja që ai më poshtë shkruan:”Ditët e mia janëjanë ditë bonjake/ … ditët e mia janëvite të humbura/filiza të palindura,poshtë një pllake”.Dhe për këtë fatkeqësi,ai fajëson pushtetarët dhe politikanët.Prandaj pushtetarit zemërzie hipokrit deri në cinizëm i drejtohet me vargje të tillë stigmatizues e satirikë:”Me çizmen gozhdmadhe mbi shpinë na ke hipur/përpara na jep dorën për të nangritur. (131)Në krijimtarinë poetike të A.Haskos,gjejmë dhe poezi, nëpërmjet të cilave ai bën përkufizime poetike për nocione filozofike e shoqërore të tilla si vdekja dhe lindja,dashuria dhe urrejtja,fati dhe jeta.Jeta për tëështë njëëndërre bukur,që herë të puth e të lumturon,dhe herë të ngul dhëmbët e tëkafshon.Ndërsa fatin duhet ta ndjekësh që të të ndjekë.Duke mos e konsideruar njeriun si lodër në duart e fatit,ai shkruan:”Kur ti kërkon ta trembësh/a të tallesh me të/Ai të kthen krahët/ ose poshtë të vë.”Ndërsa “kur e përkëdhel/ e afron për mik/fati vet të bëhet/qeni mëbesnik.”Një nga poezitë e tij më të bukura është “Ka sy e sy”.Në disa sy ai sheh “shpuzën e zjarrit mbuluar me hi,siçka dhetë tjerëqë “edhe diellin e shuajnë dhe e nxijnë”.Vargjet: “Por zgjimin unë/ e kam për fis,/ e urtësinë armë trimërie”dëshmojnë se A.H. Gjongjini është poet, të cilit besimi në vetvete i jep forcë eshpresë. Por shpresa për të nuk është gjithçka, prandaj ai shkruan:”Një gozhdë të mprehtë ngula në qiell/dhe aty vara shpresën/ të ngrohet në diell”,se “shpresa sot është shoqe me vesën”.Në poezinë “Sundimtari” poeti fshikullon ashpër tjetërsimin e njeriut.Kjo arrin absurdin kur edhe njëlypës,mirësjelljen e atyre që i gjenden përditë pranë për t’i shuar urinënis dhe e sheh si detyrim të tyre ndaj tij e kësisoj u hakërrehet si një sundimtar i egër.Metamorfoza të tilla të çuditshme janë pjellë e kohës.Protagonisti i kësaj poezie,tashmë nuk lip si dikur “me dorën e shtrirë dhe zërin e vrarë”Por “qorton vonesat si sundimtar”.Për ta stigmatizuar thellë këtë metamorfozë të njeriut të sotshëm,në një poezi tjetër poeti përdor vargjet ironizuese me frymëmarrje të thellë popullore:”Varri si sot dhe dje/Nuk pyet ç’ke qënë,apo ç’je”.Prandaj,i zhgënjyer nga kjo botë e prapë,në të cilën edhe “bluja fisnike u vra prej territ”,njerëzve të kësaj bote iu drejtohet përmes lutjes poetike”Ju lutem,mos më zgjoni/mos bëni zhurmë mbi varrin tim”(160).Dhe lutje të tilla të sinqerta mund të dalin vetëm nga shpirti i pastër i një poeti,sepse siç shkruan A.Hasko:”Poeti merr frymë/ në një pikë vesë/ në një lot fëmije,poeti vdes.”(145)Një vend të dukshëm në krijimtarinë e këtij poeti zë tematika e dashurisë.Për të dashuria imtime është “shpirti që flatrat rreh”,është”zogu që ditën me magji mërgon”,është”afshi i flakës që ngrihet në re”.Dashuria e parë,edhe kur duket se është shuar, ruhet”si prushi me hi mbuluar”.Në krijimtarinë e këtij poeti,dashuria nuk shihet vetëm si ndjesi imtime,por edhe si ndjesi universale njerëzore.Ai ndjen dashuri të rrallë për vendlindjen dhe njerinë,për Atdheun dhe shoqërinë,për familjarët dhe të afërmit e tij dhe për miqtë e shokët e rrallë.Si i lindur buzë detit,ai nuk mund të mos shkruante për bukuritë e tij të rralla.Nëoshëtimat e detitpoetigjen si shkak trazirat e kohëve.Detin ai e do edhe të trazuar,sepse kur ai egërsohet”paqja më shpejt vjen”.
Një nga librat më të bukur poetikë të këtij autoriështë ai me titullin”Dykohësi”.Janëpoezi të zgjedhura nga poeti dhe studjuesi Llambro Ruci,i cili ka shkruar edhe parathënien e tij,kumidis të tjerash ai shkruan:”Arif Hasko Gjongjini,me krijimtarinë e tij të bukur poetike,shfaqet para lexuesvei vetmuar si malet dhe i dhimbshur si fëmijët,i dëlirë si rrëkeja dhe irrëmbyer si dallgët e detit.”Poezia e tij herë ka brengë e trishtim,herë duf e ngazëllim,dhe herë urrejtje e përçmim ndaj të keqes dhe ligësisë.Këtë e shpreh dhe nëpërmjet mallkimeve, si për shembull:”… Ngrijini më këmbë/ ata që iu ngritën mbi supe, /që iu mbajtën mbi shpinë/ për ta parë botën nga lartësitë, /ngrijini më këmbë,/ iu zëntëliria sytë /…”Ata që presin “të ikin barbarët” ai i quan fatkeqë“…tëplakur qysh në lindje”.Nëpërmjet këtyre vargjeve ai shigjeton ashpër pushtetarët dhe politikanët,të cilët me dhelpërinë dhe papërgjegjshmërinë e tyre i kanë sjellë dëme të mëdha popullit dhe vendit të tyre.Së fundi, mund të themi se poezia e Arif Hasko Gjongjinitështësa e bukur aq dhe e thjeshtë, sa popullore aq dhe moderne,me një gjuhë të kulluar,me njëmetrikë brilante e figuracion të rrallë.Me këtë rast, shkrimtarit dhe shokut tonë të mirë,iurojmë nga zemra,shëndet e krijimtari më të bukur e më të begatë në tëardhmen!