“NUK MBETËN VARGJE TË FSHEHURA NË MUR,/ NUK MBETËN VARGJE TE LËNA NË HIJE!…”


(Disa radhë, për krijimet e poetes Mimoza Leskaj)
Nga: Prof.Murat Gecaj,  publicist e studiues

1.
Për të hartuar një recension ose për ta bërë një shkrim, për krijimtarinë e një poeteje , sipas praktikës së zakonshme, duhet t’i keshë një ose më shumë libra të saj në duar. Po, në rastin konkret, nuk po ndjek këtë udhë, por po veproj pak më ndryshe…
Në vazhdim të radhëve të këtij shkrimi, po u tregoj se mua më tërhoqi vëmendjen edhe ky shënim i Mimozës, shoqëruar me një poezi të re të saj, me titullin domethënës: “Pa ju!…”. Ja, çfarë thotë ajo: “Të dashur miq,lexues të njohur e të panjohur, që ndiqni faqen time dhe klikoni vazhdimisht. çka unë shkruaj! Desha t’u njoftoj që, përfundimin e librit të 6 –të, i cili titullohet “Katër Polet e Poezisë”, do ta mbyll me një poezi, kushtuar Ju të gjithëve.
Duke ju uruar një të djelë të këndshme,ju shprehi mirenjohjen time për gjithë kohën, që më kushtoni! Ju faleminderit!”
Mizoza jeton tash sa vjet në Pescaro të Italisë. Po, gjithnjë, është me mendje e zemër në vendlindje, në Durrës e Tiranë dhe në tërë Shqipërinë. Ja, këto ditë, ajo është rikthyer në Atdhe e mori pjesë në “Panairin e Lbrit”, që u organizua në qytetin e Durrësit, në datat 3-5 gusht 2017. Aty takoi mjaft kolegëë e miq krijues. Ndër ta, ishin të pranishëm: Nermin Zaimi, Kadri Tarelli, Vaso Papaj, Agim Bajrami, Agron Calliku e të tjerë. Shkëmbyen librat e tyre, por dhe diskutuan për projektet e krijimtarisë e botimeve, për të ardhmen. Sigurisht, kjo festë tjetër e librit i shkaktoi Mozës kënaqësi dhe i la mbresa të veçanta. Kushedi, ndoshta, ajo do të thurë ndonjë poezi të re, kushtuar kësaj ngjarjeje të bukur…
2.
Për të mos e ngarkuar këtë artikull modest, dëshiroj të rishkruaj këtu vetëm dy strofa të kësaj poezie të frymëzuar e domethënëse, nga Mimoza Leskaj:
Ishte dikur një fletore, fshehur me vargjet e saj,
copëza jete ndrydhur atje brenda heshtnin.
Me duart, që dridheshin në vetminë pa fjalë,
u premtoja se një ditë, të lira do t’ishin…
Ndërsa, në strofën e parafundit, shkruan për të sotmen:
Nuk mbetën vargje të fshehura në mur,
nuk mbetën vargje të lëna në hije…
Ato tani i ledhaton gjithkush nga ju,
ato tani janè krenaria e zemrës sime!…
(Shkruar, më 9 korrik 2017)
Jo vetëm për mua, po për sa e sa lexues të tjerë ose miq të poetes së njohur, Mimoza Leskaj, na kanë tërhequr vëmendjen mjaft poezi, që i ka publikuar, herë pas here, në profilin e saj të Fb ose në rrjete të ndryshme sociale. Sigurisht, ka nga ata, që u është krijuar mundësia dhe të kenë ndër duar vellimet e saj poetikë. Tashmë, ata janë të njohur dhe vetëm sa po ua shënoj titujt e tyre, bazuar dhe në skedarin e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë. Ja, cilët janë këta libra:”Një mijë e një trokitje zemre”, “Dashuri, me ngjyra vjeshte”(Tiranë, 2015), “Flas me heshtjen”(Tiranë,2015), “Pyeta retë”(Tiranë,2016) dhe “Kronikë e një dashurie të përjetshme”.

Kapakët e parë, të 5 librave me poezi, nga autorja Mimoza Leskaj…
Po kthehem përsëri te krijimet e reja të Mozës. I pashë me kujdes dhe i regjistrova në kompjuterin tim, poezitë e saj, që ka publikuar, te profili në Fb, vetëm gjatë muajve qershor e korrik 2017. . Dukuria kryesore është se, çdo ditë, ka shkruar e publikuar një poezi dhe, bile, në disa raste, edhe dy poezi. Në muajin e parë, ajo ka shkruar rreth 33 poezi, ndërsa në të dytin rreth 27 poezi të tjera. Pra, së bashku, mund të përbenin një vëllim poetik. Po, kjo nuk do të thotë, që ka hedhur për lexuesit ѯdo krijim të saj. Me siguri, do të ketë patur dhe poezi të tjera, të cilat i ka në dorshrim dhe, kur t’i rishikojë, do t’i bëjë publike.
Ajo, që bie në sy menjëherë, që nga titujt e poezive të këtyre dy muajve, është tematika e tyre e larmishme, me theks të veçantë përditëshmërinë. Një vend qendror zenë poezitë kushtuar vendlindjes e Atdhut, bukurive të natyrës shqiptrare. Ndërsa të tjera janë me tematikë shoqërore dhe, pse jo, kushtuar ndjenjës gjithënjerëzore, dashurisë. Siç kuptohet, është e pamundur që, në një shkrim të tillë të shkurtër, t’i përmendi dhe, aq më tëpër, të shprehem për të gjtha ato krijime të frymëzuara e të bukura. Ndërsa po tregoj vetëm titujt e disave pre tyre: “Sy të malluar”, “Një psherëtimë”, “Jam larg!…”, “Malli”, “Gëzuar, o njerz!”, “Jeta”, “Rrënqethje valsh”, “Me zemrën e poetit”, “Heshtjet i përzura” etj. Por janë dhe poezi të tilla, si: “Dashuria”,”Puthmë!”, “Tundu, Bejkë e bardhë, tundu!” , “Puthje në zbrazëti”, “Dridhjet e shpirtit”, “Sot, kam vendosur të dehem!”etj.
Është e njohur që poetët shkruajnë e frymëzohen, ngado që shkojnë e kudo që ndodhen. Kështu dhe Mimoza, në çaste të tillë, kur sapo ishte kthyer nga një emission në Radio-Tirana, atje në Durrës, mbremë hartoi vargjet e një poezie të re, me titulllin “Dashuri dhe fate”.Ajo shoqërohej me një foto të vetën domethënëse, të cilën e publikoi edhe në faqen kryesore të Fb. Prej saj, po shkëpus këtë strofë:
Mbi buzë më ndrinte si jargavan,
bulëza e puthjes tënde…
Nga unë, ajo s’u nda asnjë cast,
e vetmja, që mbeti në mëndje!….
3.
Në mbyllje të këtyre pak radhëve, duke e përgëzuar dhe duke e uruar miken krijuese, Mimoza Leskaj, si për 4 librat e botuar dhe poezitë e publikuara në rrjetet sociale, dëshiroj që, për lexuesit, më poshtë, të përvendi vetëm pak strofa, nga dy poezi të saj. Të parën ia kushon Atdhet të dashur e të paharruar të saj:
Një peshë mbi supe, më je Atdheu im!
Dhe supet, ta dish, të brishtë më kanë mbetur …
Je ti i rëndë, ende s’e di ,
a vallë, jam unë, që ndihem si e vdekur?
Pa thuamë, (se s’të kam pyetur kurrë):
Kaq shumë të rëndojnë bijtë e tu ?
Pa mblidhi, të lutem, rreth vetes në gjunjë
dhe jepu vlerë, ta kenë gjithkund!
(Nga poezia “Një peshë mbi supe”)
Ndërsa në një poezi tjetër, Mimoza Leskaj shprehet bukur, me ndjenja malli e dashurie:
Hëna, që zbret si një vashë plot nur,
kurrizin kthen për diku tjetër…
Në horizont, orët e freskëta
një rreze të largët dielli sjellin,
si një bari me shkopin e qiellit,
…yllin e mëngjesit .
Shëndrin i tëri ,me tërë forcën e tij,
mbi kokën time sillet vërdallë.
Më shpreh me dritë shumë dashuri
dhe pse larg, shumë larg!…
(Nga poezia, “Miq, mes dy brigjesh!…)