Poezi nga Drita Gera (Lamllari)

MOS MË KËRKO

Do të më kërkosh në kafenetë
ku kalonim orë bisedash
pafund.
Në shëtitoret e qytetit,
në breg të detit
ku humbisnim përqafimesh.
S’do më gjesh më!
Do dëshirosh
të më mbash në krah
në shtratin tonë.
Ku zhvishnim trupat
E vishnim pasionet.

Të zgjohesh me sytë e mi
të dashuruar.
S’do jem aty,
kam ikur pa kthim.

Mos më kërko më!
Nuk mund të jem më Ti.
Kam lindur për të qenë Unë!

LASHTËSI DASHURIE

Ata ishin dy
u bënë një!
Një trup
një puthje
një përqafim!
Akrepa të një ore
kurdisur nga një kohë
e lashtë si vetë dashuria.
Ndezur pasionesh,
larg paragjykimeve.
Nga kjo botë e shpërfytyruar
Të dehur nga klithma nate
nën një ajër fanatik
që s’lejon njeri të afrohet.
Ishin ishull Eosi
përmbytur nga dallgë ndjenjash
lindur për njëri-tjetrin.
Ishin histori