TAKIM SHKRIMTARËSH-E PËRBASHKËTA E LETERSISË SHQIPE DHE SUEDEZE
– Një vizitë e rrallë dhe impresionuese në bibliotekën e qytetit Fier


Me prezentimin e drejtoreshes së Bibliotekes publike në Fier Klodiana Gjata filloi manifestimi letrar ”Takim mes shkrimtarësh-letersia suedeze dhe letersia shqiptare” oragnizua nga Qendra kulturore shqiptare ”Migjeni” në Borås të Suedise dhe Lidhja e shkrimtarëve të Suedisë Qendra në Göteborg të Suedisë në bashkëpunim me Bibliotekën publike Fier. Ishte në kënaqesi e vecantë që projekti i filluar një vit më parë e ku ishin vizitua qytete në veri të Shqiperisë e këtë fati ishte që poetja Kristin Bjarnadottir dhe shkrimtarja e përkthyesja suedeze Anna Mattsson si dhe shkrintari e përkthyesi Hamit Gurguri dhe poeti, shkrimtari e përkthyesi Sokol Demaku karvanin e miqësisë të poeteve nga Suedia dhe poeteve shqiptar si dhe lexuesit shqiptar këtë vit ta bartin dhe vendosin ne qytetin Fier, Berat dhe Elbasan.


Vizita e dy shkrimtareve suedeze dhe atyre shqiptar nga Suedia në biblotekën e qytetit të Fierit ishte një ngjarje impresionuese pasi që, këto shkrimtare të shquara si krijuese në letërsinë suedeze, por edhe si përkthyese, kanë vlerë dhe kanë lënë gjurmë në letersinë suedeze por edhe kanë krijuar ura lidhëse mes shkrimtarëve suedez dhe lexuesve të tyre në gjuhë të ndryshme të botës. Edhe bashkëkombasit tanë poetët dhe perkthyesit bashkekohor Sokol Demaku, Hamit Gurguri, janë nder emart me të spikatur të cilët sot japin kontribut tër cmuar në krijimin e urave lidhëse mes letërsive e në këtë cast në mes asaj suedeze dhe shqipe përmes përklthimeve të penave të njohura të letërsisë suedeze në gjuhën shqipe dhe anasjelltas. Është interesant se këta shkrimtarë shqiptarë dhe suedezë funksionojnë si një orkestër shumë e harmonizuar që rezonon natyrshëm me kordat e botës shpirtërore e që simbolikisht e shprehën më mirë se shumëçka tjetër dashurinë për letërsinë, për shkrimtarët suedezë dhe shkrimtarët shqiptarë. Kjo u verejtë në prezentimin e poezisë suedeze prezentuar nga Kristin Bjarnadottir dhe Anna Mattsson dhe përmes përkthimeve adekuate të bëra nga Hamit Gurguri e që lanë përshtypje mjaft të mira tek lexuesi shqiptar.
Salla e mbushurë përplotë me adhurues të fjalës së shkruar, nxënës, student, poetë e shkrimtarë dhe përsoneli i Bibliotekës ishte një ndjenjë kënaqësie, ishte një moment prezentimi të letersisë suedeze për lexuesin shqiptar. Krijim i urave lidhëse mes poezisë, fjalës së shkruar dhe librit.


Shkrimtarët nga Suedia Hamit Gurguri dhe Sokol Demaku dhe miku i tyre nga Tirana Nuri Dragoi i dhuruan Bibliotekës publike Fier mbi 60 tituj libra të botuara nga ata e që me kënaqësi i pranoj Drejtoresha e kësaj Biblioteke Klodiana Gjata e cila tha fjalë miradie për këtë gjest human të shkrimtarëve mysafirë të cilët pasuruan fondin e bibliotekës me tituj të ri.

Ishte shumë impresionuese paraqitja e duetit Emine Hoti, Hamit Gurguri para publikut fierak me peozin e tyre kushtuar mërgimit, si një breng e cila me shekuj rendon mbi popullin tonë e pjesë e të cilit jemi edhe ne mërgimtaret vet. Kjo poezi e krijuar nga poeti dhe shkrimtari Hamit Gurguri, mudn të themi se ishte një himn kushtuar kësaj brenge qe edhe sot e kësaj dite është aktuale ne mesin tonë.


Sokol Demaku i dhuroj kësaj biblioteke edhe librin për fmijë ”A di të fërshelleshë Johana” të autorit Ulf Stark përkhtyer nga Sokol Demaku nga gjuha suedeze në shqip i cili kishte dal nga shtypi këto ditë e botuar nga shtëpia botuese ”Dituria” në Tiranë, ishte ky egzemplari i parë dhuruar për një bibliotekë nga përkthyesi.


Në bazë të bisedes së zhvilluar me Drejtoreshen e bibliotekes Klodiana Gjata dhe personelin e saj u pa një inetresim nga ata që Festivali i poezisë ”Sofra poetike në Borås” nëse do ishin mundësit të zhvendosej dhe mbahej edhe në qytetin Fier konkretisht në qytetin antik Apollonia.

Në Muzeu historik Fier

Pas bisedave të zhvilluara me poet, shkrimtar, punetor arsimi.nxënës, student dhe adhurues të fjalës së shkruar, drejtori i Muzeut historik të qytetit Fier, poeti dhe shkrimtari Nuri Plaku na ftoj për një viztë në këtë muze historik të qytetit të tyre. Një godin e rregulluar për mrekulli me një kopsht me artifakte nga më ndryshmet nga kohë të lashta nga kohër antike të qytetrimit shqiptar, atje në hyrje na pret miku ynë Nuri Plaku me një mirë se ardhje.
Në holline Muzeut ai na prezneton objektin që do vizitojmë dhe për ne dhe mysafiret tona poetet suedeze fillon të na informoj me punëne muzeut dhe historikun e tij.
Përpjekjet e para për ngritjen e një muzeu në Fier lidhen me arkeologun e njohur Leon Rei në vitin 1936. Ky muze do të ishte i karakterit arkeologjik, me objektet e zbuluara gjatë gërmimeve në qytetin antik të Apolonisë, por nuk u realizua. Ngritja e muzeut u bë realitet vetëm pas çlirimit. Si hap i parë shërbeu një ekspozitë për faunën dhe florën e rrethit, si dhe një ekspozitë e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare me fotografi, dokumente, kujtime, objekte dëshmorësh etj., që u ekspozuan në një mjedis prej dy dhomash në një godinë pranë ish-turizmit. Në vitin 1951 muzeu u transferua në lagjen “Liri”, në një mjedis prej tri dhomash, nga të cilat njëra dhomë ishte për LANÇ, njëra për etnografinë, tjetra për faunën dhe florën dhe korridori për objektet arkeologjike. Një zhvendosje e dytë u krye në vitin 1953, ku muzeu u vendos në një godinë dykatëshe, sot lagjja “Apolonia”. Që nga 18 korriku i vitit 1978, muzeu historik u vendos në ndërtesën dykatëshe që është edhe sot në lagjen “Kastriot”. Ka një fond të pasur arkivor në kujtime, ngjarje e data historike për LANÇ, studime historike, objekte të dëshmorëve dhe heronjve, veteranëve, armë mesjetare, të Rilindjes, të Luftës së Parë e të Dytë Botërore, si dhe një fototekë e filmotekë të pasur.
Për herë të fundit, godina e Muzeut Historik të Fierit është restauruar në vitin 1979. Kanë kaluar plot 31 vjet që atëherë. Me vitet, degradimi i godinës sa vjen e rëndohet. Lagështira, suvaja e mureve e rrëzuar, çatia e prishur, janë vetëm disa prej problemeve të muzeut të Fierit, thënë ndryshe problemet e dukshme të tij. Por ka më shumë akoma. Objektet, ato më rëndësishmet se një godinë, janë të rrezikuara. Janë antikuarë me vlerë, të rëndësishme jo vetëm për zonën, por edhe vendin e më tej edhe për rajonin. Librat, më i vjetri prej të cilëve i përket vitit 1831, por edhe objekte të tjera mesjetare, janë dëmtuar e kërkojnë restaurim të menjëhershëm.

Në qytetin antik shqiptar Apollonia

Ndodhemi në Apolloni me një grup poetësh dhe shkrimtarësh nag Suedia e largët, vizitë kjo në qyteti antik pas një prezentimi të denjë të poezisë dhe literatures suedeze në biblioteken e qytetit të Fierit. Ka gjallëri ketu në këtë kohë vere me diell në Apolloni, turistë të huaj që shkrepin pa ndërprerje aparatet fotografike për të marrë sa më shumë kujtime nga ky qytet i lasht shqiptar. Po të ngjitesh lartë në kodrën e afërt e cila ngritet lart si një vigan, do të zotërosh një pamje magjike, do kesh mundësi të kapësh në objektivine syrit një teritor ku shtrihet ne 140 hektar qyteti antik i Apollonisë, nga këtu syri yt të kap një pamje mahnitëse bukurish natyrore rreth e përcarkë kësaj këshjtjelle të lashtë shqiptare, deri në detin Adriatik, me të gjitha monumentet e kohës, e në mes të cilave edhe teatrin antik.


Në bazë të ca shenimeve dhe të dhenave që njeriu mund te gjej e lexoj por edhe nga informacionet që ciceronët japin mund të konakudoj se:
Apolonia është qyteti antik në Shqipëri ndër më të mëdhenjtë në pellgun e Adriatikut dhe më i përmenduri ndër 30 qytetet e tjera, me të njëjtin emër, të kohës antike.
Është themeluar rreth fillimit të shek të IV p.e.s. Gërmadhat e Apolonisë janë zbuluar në fillim të shek XIX. Gjurmët më të hershme arkeologjike janë disa objekte të kohës së hekurit, tipike të kulturës ilire. Nga shekujt e parë të jetës së qytetit ruhen disa mbeturina të murit mbrojtës dhe të një tempulli arkaik kushtuar Artemisit, hyjneshës më të adhuruar të apoloniatëve.
Apolonia ndodhet 12 kilometra larg qytetit të Fierit. Apolonia si qytet u themelua në fillim të shekullit të shtatë para Krishtit nga kolonizatorët grekë që vinin nga Korinti. Të dhënat e para të pranisë së tyre janë të dokumentuara rreth vitit 588 para Krishtit. Emrin qyteti e mori për nder të perëndisë Apolon. Ndër 24 qytete në të gjithë botën mesdhetare që mbanin këtë emër në Antikitet, Apolonia e Ilirisë ishte më e rëndësishmja dhe luajti një rol të madh si ndërmjetëse tregtare mes helenëve dhe ilirëve. Apolonia ishte në atë kohë një qytet i madh e i rëndësishëm në afërsi të lumit Vjosë. Llogaritet që qyteti të ketë pasur rreth 60 000 banorë, një shifër rekord për kohën.


Në bazë të asaj që na u tha nga ciceroni me rastin e viztës në këtë qytet antik mësuam se:
Hulumtimet e para për Apoloninë i kemi nga studiues dhe shtegtarë të huaj në gjysmën e parë të shek XIX. I pari studiues që e ka vizituar Apoloninë është Pouqueville në vitin 1806, i cili na kumton për gërmadhat e këtij qyteti antik. Pastaj W.M.Lake në veprën “Travels in northern Greece”, ndër të tjera përshkruan skulpturat, mbishkrimet, murin rrethues dhe një tempull në Kryegjatë. Nga ky tempull ka mbetur vetëm një shtyllë në këmbë dhe që është dëshmia e vetme. Pak kohë pas vizitës së tij, Ibrahim pashë Vrioni rrëmbeu gurët e tempullit për të ndërtuar sarajet e veta në Berat. Peshkopi grek i Beratit, Anthimi, vjen në Apoloni dhe grabit skulpturat dhe objektet antike që gjendeshin në manastirin e Shën Mërisë, një pjesë të madhe të tyre ai e nisi për në Greqi. Këto lëvizje nuk i ikën luanit të Janinës Ali pashë Tepelenës. Sipas një dëshmie të kohës ai dërgoi në Apoloni njerëz për të gërmuar, dhe dy statuja të gjetura i dërgoi në Berat.