Poezi Xhevahir Cirongu

Na pret e bardha valë..!

Ja edhe ditët e korrikut me zheg
Ngarkuar me rreze dielli si ari,
Te vala e deti atje në breg
Fustanella e bardhë valllen atje ndali.

Zhegu i vapës i tha valës tek unë eja
Dhe rrezet e dielli në perëndim përflakur,
Si lulëkuqet rrezet u shkundën në rërë te bregu
Te fresku i valëve gjysëm harku.

U tret vapa e korrikut te fresku valë
Atje nën rërë lulëkuqet flakëndezur,
Te guackat e detit dashuritë lanë.

E nesrmja do vijë prapë
Me ditë korriku plot zheg,
Na pret e bardha valë gjithë nur
Varka s’do heshti më atje në breg.