I PAVDEKSHMI DRITËRO
“…Ju aq baltë po hidhni mbi mua,/sa në baltën që kam përmbi trup,/
Mund të mbijë një dardhë a një ftua,/Një korie e madhe me dushk”
Nga Sejdo HARKA
Edhe pse kanë kaluar disa muaj që Dritëroin nuk e kemi midis nesh, ai në çdo çast na shfaqet në imagjinatë, më i gjallë se të gjallët . Edhe pse zemra e tij ka kohë që ka pushuar së rrahuri , të afrmit , miqtë ,shokët e tij dhe të gjithë ata që e deshn dhe i deshte aq shumë,u duket sikur ndjejnë tiktaket e zemerekut të saj të artë.Edhe pse trupi i tij tashmë prehet i qetë në “mbretrinë e paqes “, ai na duket sikur na përshndet nga larg ,duke rendur…Edhe pse pena e tij ka kohë që ka pushuar njëherë e prgjithmonë së shkruari , ajo vazhdon të flasë e të flasë pa mbarim.Kjo ndodh vetm me njerëz si Dritëroi, të cilët nuk vdesin kurrë. Ata, edhe kur largohen nga kjo botë , lnë pas emrin dhe ëndrrën , shpirtin dhe zemrn e tyre të bardhë si bora .Që Dritëroi ka mbetur i prjetëshm ,e tregon edhe fakti se ai “foli “me heshtjen e tij të rrallë, edhe në ditët që ai mori rrugën për në banesën e fundit.Që nga ajo ditë e dhimbshme e deri më sot , jeta ,vepra dhe protagonizmi i papërsritshëm i Dritëroit ështëë objekt debatesh e diskutimesh në medien e shkruar dhe atë vizive.Studiues dhe shkrimtarë , politikanë dhe shtetarë ,artistë , lexues dhe qytetarë të thjeshtë ,kanë parë te Dritroi talentin e tij të papërsëritshm dhe politikanin e ekujlibruar , poetin e lindur dhe fabulistin e romancierin e rrallë .“Dritëro Agolli – thekson Ismail Kadare ,ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazvendësueshm në vlerat dhe dramën hijerëndë të letërsisë shqipe .“Ndërsa Akademiku kosovar Rexhep Qosja , midis të tjerash ,thekson :” Në krijmtarinë letrare të Dritëroit , ne lexuesit dëgjojmë zërin e Naimit, Çajupit, Mjedës, Nolit, Migjenit dhe Poradecit “.

Këto vlerësime të larta, që dalin nga goja dhe mendja e majave të letërsisë dhe të artit shqiptar e gjejnë shprehjen edhe te çmimet e larta, me të cilat ai është nderuar gjatë gjithë jetës.Për punë të shquar në shumë fusha të jetës ,Dritroi është nderuar me disa Çmime të Republiks dhe mban titullin e lartë “Nderi i Kombit”.Ai ishte anëtar i Akademisë së Francës .Ndërsa në vitin 2013 ,në Itali,u nderua me çmimin e lartë “Carlo Levin”. Po krahas vlerësimeve pozitive , veçanrisht pas ndarjes nga jeta , për Dritëroin janë hedhur dhe mendime të kundrta .Pati nga ata ,që e sulmuan Dritëroin ,me mendimin se do ta përlyenin figurn e tij . Por në të vrtet e ngritën atë më lart. Diskutimet cinike për figurn e Dritëroit në ditët e para të mortit ,vërtet që thyen një tabu, por kjo nuk e justifikon ligësinë e kritizerëve,që mbi shtpinë e prjetshme të të ndjerit”, në vend të dheut të ëmbël ,të hidhnin baltën e zezë pis.Me intuitën e tij prej krijuesi të rrallë,Dritëroi,sikur t’i kishte parashikuar me kohë ustallarët e baltosjes ,u lë atyre,si “kurë shëruese “vargjet:”Ju aq baltë po hidhni mbi mua,/Sa në baltën që kam përmbi trup,/Mund të mbijë një dardhë a një ftua,/Një korie e madhe me dushk”,nga të cilët burojnë mesazhe të bukura paqeje dhe zhvillimi.Pati nga ata ,që me urrejtje patologjike ,i ranë gjoksit ,se gjoja paskëshin zbuluar kërthizn e së keqes së botës. Po s’ka gjë. Bukur e thotë populli :”Pemës me kokrra i bien me gurë”.I pari ,që nisi të shfryjë kacekun e papërgjegjshëm të urrejtjes ndaj Dritëroit, ishte Artur Zheji .Në një shkrim botuar në shtypin e ditës ,ai theksonte se ,ndëshkimet kriminale të Partisë së Punës paskëshin patur okein e Dritëro Agollit .Sipas tij, ai paskësh qenë“Kryekoka e zgjuar e linjës politike, flakë të kuqe ,në letërsi dhe në art ,që mbijetoi si një dorë e fortë në të gjitha spastrimet e tmerrshme të viteve 70-80, në krizën vrastare të Enver Hoxhës.Sadizmi i tij arrin deri atje sa të shkruajë:” …. Shqiptarët sapo varrosën një nga pinjollët më të rëndsishëm të diktaturës , që e la prapa dhe e masakroi marrëzisht vendin tim…”, sikur të kishte zbuluar kriminelin që shkatërroi botën .Këtij mllefi ,Pëllumb Kulla i përgjigjet me këtë ironi sarkastike “Sa mirë bëre që vdiqe ,o Dritëro .Ti paske qenë Luciferri i botës së artit .Ti paske qenë koburja vrastare ,me të cilën Enveri vriste shkrimtarët dhe artistët .Ty , o i ëmbli poet ,të kërkojnë tani që vdiqe , të kishe vdekur 50 vjet më përpara ,në sheshin Skënderbej ….në mbrojtje të shkrimtarëve dhe artistëve të Shqiperisë”.
Po kush janë ata që e qortojnë Dritroin pas vdekjes ?! Janë pikërisht ata ,që e donin Shqiprinë pa Ismailin dhe Dritëroin , të cilët i dhanë letërsisë dhe artit oksigjenin. Prandaj ,ata do të mbeten përjetë si gurë të çmuar në visaret e kombit.Megjithë pengesat që u diktoi koha , ata jo vetqm nuk krijuan vetë barrikada , por u munduan t,i çmontonin ato ,edhe kur i ndërtonin të tjerët . Disa prej atyre ,që i kërkojnë Dritëroit sot, që dje t’i binte “malit “me kokë , janë ata që para “Zeusit” dhe shërbetorëve të tij, rrinin si pula të lagura dhe strukeshin si lepujt nëpër ferra.Është kjo arsyeja ,që tymi i zi ,që u lëshua mbi figurën e pastër të Dritëroit nga këta njerëz cinikë e të papërgjegjshëm,shpejt u uzhduk nga flladi i ngrohtë i mesazheve paqësore ,që burojnë nga jeta dhe vepra e bukur ,që ai la në shpirtin dhe mendjen e njerëzve dhe lexuesëve të thjeshtë.Ndërsa, për çudi ,shkrimtarët disidentë të vërtëtë, thonë të kundërtën.Visar Zhiti, midis të tjerash thekson se Dritëroi ,jo vetëm që nuk u bë mashë e sistemit diktatorial , për përndjekjen dhe dënimin e shkrimtarve dhe artistëve ,por përkundrazi i ndihmoi ata , sepse ai , edhe vetë ,u bë objekt i survejimit të sigurimit të shtetit .Kjo bëri që ai, në një letërkëmbim me Visar Zhitin,të shkruajë :” Do të doja të kisha qenë edhe unë në burg”.Ndërsa poetja disidente Lleshanaku ,ka deklaruar se Dritëroi ka qenë një nga njerzit që e ka mbështetur më shumë .”Ndihma e Dritëroit, për mua –thekson ajo – ka qenë gati e rrezikshme për të“.Në shtypin e ditës, për Dritëroin kanë thënë fjaln e tyre edhe studjues e analistë të njohur si Mustafa Nano.Për të Dritëroi ishte një komunist i bindur .Por më poshtë ai sqaron se në gjykimet tona ne harrojmë faktin se “ Komunizmi ishte absurd , i çmendur , i pabesë , ku askush nuk e kishte n dorë të zgjidhte ,as postin e rëndësishëm të Kryetarit të Lidhjes së Shkrimtarëve , as burgun , dhe në këtë kontekst duhet vendosur dhe veprimtaria e Dritëro Agollit,në sistemin komunist.Është e vërtetë se Dritëroi e ka dashur komunizmin , por kjo nuk do të thotë se ai u bë mashë e verbër vrastare e shkrimtarëve dhe artistëve .Që ai ishte një mbrojtës i idealeve të pastra komuniste ,për të cilat ai luftoi që në moshë tepër të njomë , ai deklaronte edhe vetë plot krenari.Ai kurrë nuk e ndërroi lëkurën,si gjarpri,ashtu siç bënë disa të tjerë,të cilët,u ngrysën komunistë fanatikë dhe papritur u gdhinë antikomunistët më të egër. Dritëro Agollin,idealet e tij të bukura, nuk e penguan , që në vitet e demokracisë të bëhej një politikan i ekujlibruar dhe i pëlqyer nga të gjithë .Këto ideale nuk e penguan që ,edhe në ato vite të vështira,të krijojë vepra dhe karaktere si ato të romaneve “ Rënia dhe shkëlqimi i shokut Zylo” dhe “ Arka e Djallit”, nëpërmjet të cilëve fshikullohet ashpër paaftësia dhe servilizmi i kupolës së lartë komuniste. Brenda e sistemit komunist, jo vetëm Dritëroi ,por edhe shkrimtarë të mëdhenj botërorë si Majakovski ,nuk mundën t’i shptojnë dot “dvojnikut “ (shpirtit binjak ),si rezultat i censurës dhe vetcensurës ,që mbillte sistemi monist .Fakti që edhe Dritroi survejohej nga sigurimi i shtetit ,pas ndarjes nga gruaja e parë ruse,e pohon edhe vëllai i tij Tajar Agolli ,icili mes të tjerash thekson:”Një oficer , me të cilin unë luaja bilardo ,një natë e gjeta duke survejuar shtëpinë e Dritëroit” .Edhe krijmtaria artistike e Dritëroit nuk i shpëtoi dot censurimit.Dy nga dramat e tij më të mira si” Fytyra e dytë”…,u ndaluan si vepra që devijonin nga vija e kuqe e partishmrisë komuniste.Në një bisedë të lirë në televizion Dritëroi theksonte, se ai kishte ëndërruar gjat ,për një socializëm të vërtetë human , nordik.
Pavdeksinë e tij Dritëroi e la edhe në epitafet që ai la t’i shkruheshin mbi pragun e “shtpisë “së tij të fundit.Ja njeri prej tyre:”Përjetësisht këtu fle Dritëroi/Me etrit,gjyshrit dhe shokët pranë/ Të mira bëri pak gjer sa jetoi/ Më tepër mund të bënte,por s’e lanë”.Ai largohet nga kjo botë duke lënë pas magjinë e këtij testameni, sa të dhimbshëm ,aq dhe të bukur:”O toka ime që të lërova e të thura këngë…/Në Ç’vend ma le varrin?!/Më mirë ma bëj diku në një brazdë/Mbi mua të tundë bishtin e saj një laraskë/Duke më sjellë lajme nga bota…”Driëtroi e donte jetën si gjënë m të shtrenjtë,prandaj gjithë njerëzimit ,ku fut edhe veten ,u drejton mesazhin e pavdekësisë:”Mos vdis,se dielli ka shtruar sofrën e madhe…Prit edhe pak kohë të pushosh edhe ti.”Pavdeksia e tij shfaqet edhe në lamtumirën që ai i shkruan njeriut më të afërt dhe më të dashur të jetës së tij,Sadijes ,bashkshortes së tij të mbrekullueshme.Ja ç’i shkruan ai asaj,në çastet ,kur ai e kupton se e kanë lënë fuqitë:”E dashur Sadije.Të dua si jetën time.Madje edhe më shumë.Unë dëshiroj të vdes dhe ti të jetosh.Unë edhe i vdekur do të të ndjek për të parë buzëqeshjen tënde,megjithatë kjo buzqeshje ,brenda errësirës së varrit nuk duket,por unë do të bëj të pamundurën,qoftë dhe me anën e një fluture,që do të dalë nga kockat e mia…”
Dritëroi ishte ,jo vetëm një shkrimtar i madh dhe politikan i ekujlibruar ,por dhe një njeri popullor ,human dhe tepër i thjeshtë e mirnjohës.Kur në njërën nga gazetat tona të përditshme,ishte botuar shkrimi tm,me titullin:”Dritëro Agolli,i përndjekuri i dashurisë”,edhe pse nuk njiheshim nga afër,ai kishte gjetur telefonin tim,për të më falnderuar tepër përzemërsisht,me atë zërin e tij të ëmbël,të cilin s’kam për ta harruar kurrë.Ai zë i ëmbël,do të më shoqrojë tërë jetën,si tingujt e një këngës time më të preferuar.Dashuria për njerëzit dhe thjeshtësia,sinqeriteti dhe bujaria,kultura e gjerë dhe dituria ,e kanë ndjekur Dritëroin happashapi ,tërë jetën.Ato i gjeje në shpirtin e tij të pastër dhe penën e tij të artë,në thinjat e tij të bardha dhe fjalën e tij të ngrohtë,në ëndrrat e të bukura dhe guximin e tij të lartë,në ballin e tij plot brazda dhe në këngën e tij të zjarrtë.Janë kto disa nga arsyet që Dritëro Agolli, nga shumë studiues , lexues dhe njerëz të thjeshtë,të thirret me shumë epitete të të bukura, si:”Bardi i muzës poetike”,”Emblema e kulturës shqiptare”,”I përndjekuri i dashurisë”,…Dhe së fundi,”I pavdekshmi Dritëro”.