Bashkim Saliasi

Tregim


                                                                  Një mik kam zënë gjithë jetën e jetës


Shumë kohë më parë tregojnë se burri u martua dhe lindi pesë fëmij, një djalë dhe katër vajza. Djali si djali i pari i fëmijëve u rrit me pekule dhe babai bëri të pa mundurën ta shkolloj dhe ta nxjerri në jetë duke lënë pasdore vajzat që ishin shumë puntore dhe amvisa të mrekullueshme.
Djali pasi filloi punë s’po pyeste më për hallet e shtëpisë. Herëpasëhere sillte në shtëpi gjithëfarë shokësh dhe i priste dhe i përcillte me të gjithë të mirat. Asnjë herë nuk e pyeste babain se ç’hall kishte familja dhe si dilnin llogarit e hyrjes dhe daljes së shokve të djalit.
Një ditë babai gjeti rastin dhe e pyeti djalin!
-Mor bir sa shokë dhe miq ke që na i sjell çdo ditë në shtëpi?
-Shumë, u përgjigj djali.
-Kanë ndryshuar kohët baba, i thotë i biri, unë kam shumë shokë e miq.
-Po ti babi në jetën tënde sa shokë e miq ke, e pyeti djali!
-Unë kam vetëm një mik, i tregon i jati.
Një darkë babai e thirri djalin dhe i tregoi se kishte vrarë një njeri dhe duhet ta varrosnin pa e marrë vesh njeri. Djali u zu ngusht dhe e pyeti babain se ku ishte njeriu që kishte vrarë.
-Ja i thotë babai te ai cepi i kasolles është njeriu që unë vrava.
-U afrua djali ngadal dhe shikon në cepin e kasolles në një thes gjithë gjak me një kufomë ku babai i kishte lidhur grykën.
-Duhet ta nxjerrim që këtej bir,- i thotë i jati dhe ta varrosim diku larg, por na duhen njerëz që mos na diktoi njeri.
-Djali ra në mendime, por babai aty për aty i thotë të birit.
-Ti ke gjithë ata shokë e miq që ha e pi me ta, lajmëroi të na ndihmoj që ta varrosim dhe mos e marrë vesh njeri.
Djali u nis për rrugë dhe trokiti te shoku më i ngusht. Pasi u rehatua i tregon se si e kishte hallin.
Shoku pasi u përtyp gjeti lloj-lloj justifikimesh e përcolli shokun e vet se nuk kishte mundësi që ta ndihmonte për hallin që e kishte zënë.
Trokiti te i dyti, i treti, katërti e me radhë dhe u kthye në shtëpi vetëm, duke u justifikuar se shokët e mi nuk mundeshin ta ndihmonin se ishin të zënë me punë.
Mirë bir- i thotë i jati- shko te filan mik dhe thuaj, se babai të çon të fala, ka vrarë një njeri dhe ka nevojë për ndihmën tënde për ta varrosur. Pa pirë kafenë, miku i thotë djalit: -Çohu bir, se babai yt tani është në siklet dhe të shkojmë e të mbarojmë punë sa më shpejtë, pa më pas pimë raki e bëjmë muhabet.
Djali bashkë me mikun rendën për në shtëpi dhe sa hynë brenda, e u përshëndetën, miku i thotë babait të djalit: -Ku e ke kufomën, çou shpejtë të mbarojmë punë dhe më pas bëjmë muhabet.
-Ja tek e keni, i tregon babai i djalit që ishte shumë plak dhe nuk mund ta ngrinte thesin që brenda fshihte kufomën.
Djali u afrua dhe kapi thesin për gryke ta hidhte në krah.
Babai urdhëroi!?.
Ule në tokë, zakoni e do që ta lajmë kufomën dhe më pas ta varrosim.
Djali zbatoi urdhërin e babait dhe zgjidhi grykën e thesit.
-Çtë shoh, brenda gjendej një goxha dash i bërë gati për hell.
-Merre djal, fute në hell dhe na shtro darkën urdhëroi plaku.
Që nga ajo ditë djali mësoi se miqtë e mirë dhe të sinqertë nuk janë ata që hanë e pinë e të bëjnë qejfin, por ata që i njeh në ditë të këqia…