Po gjyshi përse i lexon librat e mi!?

 

Bashkim Saliasi

 

Golem. Dolëm me gruan, vajzën dhe mbesën dhe ju drejtuam lokalit. Mbesa priti me kënaqësi akulloren dhe ndihej shumë e gëzuar që të nesërmen do dilte në breg të detit të notonte dhe të ndërtonte kala. U kthyem në apartament dhe prita ditën e nesërme që së bashku me mbesën të dilnim në breg të detit dhe të shijonim ujin e ngrohtë dhe rrezet e diellit në ditët e nxehta të korrikut.

Mbesa zakonisht në Tiranë çohet nga gjumi në ora 9, por për çudi shikoj që pa vajtur ora 5 e 30 të ishte bërë gati dhe priste që së bashku të dilnim në breg të detit.

Të katër morëm rrugën për në breg dhe flladi i mëngjesit na ledhatoj me ajrin e pasur me jod. Mbesa filloj të vrapoj dhe më vuri në garë. Po ku e arrija dot mbesën, vitet kishin bërë të tyren.

-Ndalo,- i them,-  mos bëj garë me mua, por me mamin tënd.

U bind dhe filloj të ec me të ëmën. E shikoja me zili dhe kujtoja vitet e rinisë që së bashku me time shoqe dhe fëmijët e mi kishim ecur në bregun e detit të Durrësit dhe të Vlorës.

-Ee.. më ngacmoi ime shoqe, të mundi mbesa.

-Iku vapa me gushtin grua, nuk jemi më të rinj, vitet janë të arta për brezin e ri.

Ditët kalonin një e nga një dhe çdo ditë kishte mbresat e saj.

Një ditë pas darke shikoj që mbesa kishte lexuar dy libra dhe po ia komentonte të ëmës.

Libri titullohej “Festa me pizhame” e autorit Jacqueline Vilson i përkthyer nga Elfrida Panoti i shtypshkronjës Botart bënte fjalë për pesë shoqe të cilat sipas mënyrës së vet kishin organizuar në shtëpitë e tyre festën e ditëlindjes. Sila po i tregonte të jëmës se pesë shoqet Ami, Bela, Klo, Emili dhe Dezi duke qënë të pa kënaqura nga veprimet e Kloas e përjashtuan atë nga rrethi shoqëror.

Pasi e dëgjova mbesën deri në fund e pyeta:

-Përse Sila e përjashtuan shoqet Kloan nga shoqëria e tyre!?

-Si nuk e kupton Ti, o gjyshi që Kloa ishte egoiste, hipokrite dhe nuk donte që Diezis tia kalonte asaj në mikpritje dhe në sjellje. Ajo mendonte vetëm për vete dhe me shoqet e saj ishte shumë xheloze dhe donte që vetëm ajo të dukej në shoqëri.

Domethënë, ngacmova mbesën shoqërinë duhet ta zgjedhësh dhe mos biesh pre e mashtrimeve të saj.

-Po o gjyshi edhe unë që mbarova klasën e parë tani i kam zgjedhur shoqet e mija që rri e luaj me to dhe së bashku shkëmbejmë dhurata.

Që ta kuptoj më mirë gjyshi se çfarë shkruhet në librin që ti më tregove dua ta lexoj dhe unë dhe më pas diskutojmë së bashku. Mirë gjyshi, bëj si të jetë më e mira, u përgjigj mbesa dhe u shtri për të pushuar.

Mora librin në dorë dhe nisa të lexoja disa pjesë.

Më pëlqeu dhe nisa që nga faqja e parë të arrijë në të 62, ku shoh mbesën që sa ishte zgjuar nga gjumi po qëndronte në këmbë përballë meje. E kishte harruar premtimin që më kishte dhënë.

-Çarë po lexon gjyshi më pyeti!?

-Më tërhoqi ky libri yt dhe po e lexoj, në fund dua të tregojë se çfarë përshtypjesh më la leximi i librit dhe a përputhen ato mendime që ne diskutuam para se ti të flije.

–Ajo u largua qetë,  pa thënë asnjë fjalë.

Ishte dita e parafundit dhe pasi mbarova librin e parë fillova të dytin.

Mbesa pasi bëri dush dhe u shtri në krevatin e saj kishte marrë në dorë librin tim, “5 Gjuhët e dashurisë”. Vajzës sime i ra menjë herë në sy dhe e pyet të bijën:

-Sila çfarë po lexon? Ai libër nuk është për ty, por për të rritur.!

-Oi, përse nuk qenka për mua, po gjyshi përse i lexon librat e mi?

Plasi gazi dhe ime bij i shpjegoj se gjyshi është mësues dhe lexon çfarëdo lloj libri për të ndihmuar nxënësit që të ecin mirë me mësime…