QENDRA KULTURORE SHQIPTARE ”MIGJENI”- BORÅS SUEDI

 

Fton krijuesit, artadashësit dhe gjithë pasionantët e fjalës së shkruar artistike në

 

MANIFESTIMIN POETIK TRADICIONAL”SOFRA POETIKE BORÅS” NË BORÅS-SUEDI

 

Qendra kulturore shqiptare “Migjeni” në Borås, Suedi, për herë të gjashtë organizon manifestimin letrar me titull ”Sofra po­etike”, një manifestim tradicional për klultivimin dhe ruajtjen e poezisë shqipe në mërgatë. Në këtë manifestim që do të mbahet në javën e parë të muajit prill 2017, ftohen poetë shqiptarë nga Skandinavia dhe vende të tjera nga Evro­pa, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve Shqiptarë në Suedi, poetë suedezë, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve Suedez (Svenska Författare Förbundet), simpatizantë të fjalës së shkruar si dhe mysafirë nga vende tjera.

Lusim të gjithë poetët, krijues letrarë, të cilët kanë dëshirë të marrinë pjesë në ”Sofrën poetike Borås” në Borås që më së largut deri me 10 janar 2017 të na dërgojnë nga tri poezi (punimet e tyre origjinale) në adresën dituria@live.se, në mënyrë që juria e formuar për këtë manifestim t`i shikojë punimet dhe t`i bëjë përgatitjet e duhura për manifes­timin, ku me këtë rast do ndahen edhe shpërblime për poezinë më të mirë (tri shpërblime) tri nga ShShASh dhe tri nga QKSH Migjeni, për poetin më të suskesshëm, për poezinë më të mirë, për poezinë e mërgimit, librin më të mirë dhe prezentuesin më të mirë të punimit te tij si dhe shumë shpërbilme tjera.

Festivali ”Sofra poetike Borås 2016” do mbahet në javën e parë të muajit prill 2017 në qytetin Borås-Suedi.

 

Qëllimi i këtij manifestimi është që t`i afrojë njërin më tjetrin krjiuesit shiqptarë si dhe me krijuesit e vendit ku ne jeto­jmë dhe veprojmë, pra me poetë suedez dhe poetë kombesh e kombesish tjera që jetojnë dhe veprojnë këtu.

 

Mbesim me shpresë se ky manifestim do gjejë mbështjetjen tuaj për të filluar dhe të bëhet manifestim tradicional i poetëve tanë në mërgatë.

 

                                                   dituria@live.se

 

Mirë se vini me punimet e Juaja në këtë manifestim letrar të mërgatës sonë. ’

 

                              QKSH ”Migjeni” Borås, Suedi