Kemi probleme teknike. Jemi duke punu me perkushtim te riktheim perseri faqen online Shpresoim ne mirekuptim.

ÇKA TË BËNË NERVOZ MAS SHUMTI ?

Me ra ndërmend një ndejë me Hajdar Kozhicën kur isha i ri !
Në një bisedë me pat pyetur :
“Adem, çka të bënë nervoz mas shumti” ?
U ndala e mendova pak dhe i thash:
Nuk e dijë a mundem me të dhënë përgjigjëjen e duhur, por do të perpiqem, fillova dhe i numrova:
-kur i padrejti të ndanë drejtësi,
-kur i padituri të mëson,
-kur i ligu të sundon
-kur e ndëgjoi dembelin (përtacin) tue e kritikuar dembelin tjetër,
-kur e ndëgjoi rrencin (gënjeshtarin) tue e kritikuar rencin tjetër,
-kur e ndëgjoi të pamoralshmin tue e kritikon të pamoralshmin tjeter, dhe
– kur e ndëgjoi hajnin tue e kritikuar hajnin tjetër.
Ja për fat të keq, të gjitha këto janë aktuale sot !